Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka theksuar se nuk pati opsione të mjaftueshme për të blerë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.
Arsene Wenger ka thënë se Arsenali nuk kishte opsione të mjaftueshme për përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.
“Gunners” shprehën interesim për sulmues si Karim Benzema e Edinson Cavani, por asnjëri prej tyre nuk u transferua në Emirates.
“Në fund, zgjidhjet nuk ishin ato për të cilat kishim nevojë. Ne shikuam, por duhet të gjeni një zgjidhje”, u shpreh ai.
“Shikojeni se çfarë ndodhi në afatin kalimtar dhe kjo ju tregon për mundësitë e kufizuara”, theksoi Wenger.
Thursday, 10 September 2015 15:33