Besoni ose jo, Pep Guardiola ka bërë të ditur se do ta përfaqësonte Kataluninë, para Spanjës, nëse do të ekzistonte një skuadër e tillë .
Pep Guardiola nga viti 1991 e deri më 2001 kishte përfaqësuar Spanjën. Por, trajneri i Bayern Munichut tani ka bërë të ditur se do ta përfaqësonte Kataluninë, para Spanjës, nëse do të ekzistonte një skuadër e tillë .
Faktikisht përfaqësuesja e Katalunisë ekziston, por ajo nuk njihet nga FIFA dhe lojtarët e saj janë të lira të shfaqë për Spanjën të njëjtën kohë.
“Nëse Katalunia do të ishte shtet unë do të kishte luajtur për ekipin kombëtar katalunas, sepse unë jam nga Santpedor,”, ka deklaruar ish trajneri i Barcelonës.
Këtë deklaratë Guardiola e ka bërë pasi disa tifozë të Spanjës e kanë fyer Gerard Piquen, i cili e ka përkrahur pavarësinë e Katalunisë, në ndeshjen ndaj Sllovakisë. /Express/
Tuesday, 08 September 2015 14:38