Mediat serbe e kanë mirëpritur humbjen e Kombëtares shqiptare nga Portugalia, me rezultat 0:1, në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2016’.
Shqipëria pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Evropianin “Franca 2016” duke u mposhtur me rezultat minimal prej 1:0 kundër Portugalisë. Kjo humbje ka gëzuar mediat serbe.
“Portugalia nënshtron Shqipërinë: Ronaldo me shokë heshtin Elbasanin në minutën e 90”, shkruan portali serb Telegraf.rs.
Kurse, portali tjetër serb “B92” shkruan: “Veloso hesht Elbasanin.”. “Shqipëria tani duhet të mposht Serbinë: Portugezët heshtin Elbasanin në minutën e 92-të”, ishte titulli i “Kurir”.
Ndërsa, portali Blic.rs shkrimin për humbjen e kuqezinjve nga portugezët e ka titulluar: “Portugalia pikëllosh Shqipërin”. /Express/
Tuesday, 08 September 2015 11:12