Portieri Etrit Berisha pas humbjes nga Portugalia ka thënë se diferencën e bëjnë ekipet që luftojnë deri në fund.
Berisha priti disa herë gjuajtje të portugezëve, por një goditje e Miguel Velosos në fund të takimit mjaftoi që Shqipëria të pësonte humbjen e parë në Eliminatore.
“Nuk ishte punë fati te goli i pësuar. Ishte një situatë ku ishim jo të përqendruar. Diferencën e bëjnë ekipet e mëdha që luftojnë deri në fund. Është e dhimbshme sepse e kemi përjetuar këtë edhe më herët. Kjo natë duhet të kaloj dhe duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër. Trajneri nuk ishte i kënaqur me reagimin tonë te goli, por na motivoi”, ka thënë Berisha.
Tuesday, 08 September 2015 10:03