Burim Kukeli ndihet i zhgënjyer pas humbjes prej 1-0 ndaj Portugalisë.
megjithatë, mesfushori i mbrojtjes shqiptarë ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që ta harrojnë sa më parë këtë humbje ndaj Portugalisë dhe të mendojnë për ndeshjen ndaj Serbisë.
“Besoj pjesën e parë kemi treguar respekt të madh për Portugalinë, nuk luajtëm siç dimë. Por, në të dytën ishim shumë më të mirë. Megjithatë goli që morëm në minutën e fundit na dhemb.
“Ne duhet t’i harrojmë gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Serbisë”.
“Nuk mund të justifikohemi me lodhje pasi që kemi pasur kohë të pushojmë, e kemi lënë zemrën në fushë, por në fund nuk fituam”, deklaroi Kukeli. /Express
Tuesday, 08 September 2015 09:05