Mbrojtësi i Shqipërisë, Mergim Mavraj përkundër faktit që nuk është pjesë e ekipit përfaqësues për këto dy ndeshjet eliminatore, ai vazhdon të përkrah maksimalisht vendin e tij.
Mavraj mbrëmë kishte vizituar kombëtaren gjatë seancës stërvitore, duke i befasuar futbollistët dhe trajnerin Gianni De Biasi, transmeton Koha.net.
Kurse trajneri italo-shqiptar, De Biasi në rrjetin social Facebook, ka postuar disa foto të vizitës së Mavrajt në stërvitje.
“Sot kemi pasur një vizitë të bukur. Mergim Mavraj ka qen tek ne. Një emocion dhe kënaqësi e madhe”, ka shkruar De Biasi, për vizitën e Mavrajt.
Mavraj nuk është pjesë e kombëtares, për shkak të një lëndimi të rëndë që kishte pësuar më parë, kurse vetëm tani ka filluar t’iu rikthehet stërvitjeve.
Monday, 07 September 2015 09:02 
