Trajneri i Danimarkës, Martin Olsen, ka ofenduar rëndë shqiptarët.
Në konferencën për shtyp, të mbajtur para ndeshjes kualifikuese për Euro 2016, që kombëtarja e Danimarkës luan përballë Shqipërisë, Olsen, gabimisht apo qëllimisht, ua ndërroi emrin shqiptarëve, duke i quajtur “shqiptaristët”.
“Ai iu tha shqiptarista në vend të emërtimit të duhur shqiptarë”, shkruan gazeta daneze “ekstrabladet.dk”.
Kjo gazetë edhe e ka sulmuar trajnerin e Danimarkës, për gabimin e bërë.
Tutje në konferencë trajnerin Olsen, deklaroi se Shqipërinë e sheh si kundërshtar vërtet të fortë, që nuk lë hapësira për të krijuar raste, dhe se në Kopenhagë vjen për të marrë pikë./Express/
Thursday, 03 September 2015 18:30