Elseid Hysaj pritet të jetë në dispozicion të Kombëtares shqiptare për ndeshjen e së premtes ndaj Danimarkës.
Elseid Hysaj është optimist se do të mund ta ndihmoj Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e së premtes ndaj Danimarkës.
Hysaj, i cili alarmoi stafin në kampin stërvitor ku u paraqit me një problem muskulor, i është nënshtruar analizave të detajuara ku mjekët kanë arritur të zbardhin shkallën e dëmtimit.
Bëhet fjalë për një kontraktim të lehtë dhe Hysaj pritet të bashkohet me grupin në stërvitje të enjten.
Mjekët në stafin e kombëtares nuk japin afate se kur lojtari do të jetë i gatshëm për lojë, por mbrojtësi i Napolit duket optimist për të zbritur në fushë të premten në mbrëmje.
Wednesday, 02 September 2015 14:35