Adriano Galliani, drejtori ekzekutiv i Milanit, mendon se Mario Balotelli ka ndryshuar rrënjësisht.
Mario Balotelli ka ndryshuar rrënjësisht par rikthimit te Milani. Kështu mendon drejtori ekzekutiv i Rossonerëve, Adriano Galliani
Sulmuesi kontrovers u rikthye në San Siro pas një sezoni të dëshpëruar me Liverpoolin në Premierligë.
“Ai ka një qëndrim të jashtëzakonshëm, ai ka ndryshuar rrënjësisht”, ka thënë Galliani për Sky Sport Italia, transmetom Express.
“Ai arrin i pari në Milanello dhe largohet i fundit. Mihajlovic shpesh dëshiron që t’i ketë lojtarët në ora 8 e 30, por Balotelli është aty orës 8”, ka theksuar ai.
“Ndoshta ky është shansi i fundit dhe unë jam i sigurt se Balotelli nuk dëshiron ta humb. Nëse vazhdon me seriozitetin e javës së parë, ai do të jetë i mirë”, ka përfunduar Galliani. /
Wednesday, 02 September 2015 14:01