I ulur afër vijës anësore në fushën e stadiumit “Agron Rama” të Obiliqit, Enis Alushi po i shikonte futbollistët tjerë të përfaqësueses së Kosovës duke stërvitur. Ai nuk stërviti në ditën e dytë të kampit të përfaqësueses, të martën, për shkak të një lëndimi, shkruan sot Koha Ditore.
Pak më vonë futbollistit 29-vjeçar të St. Paulit, skuadrës që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, iu bashkua sulmuesi Albert Bunjaku.
Bunjaku 31-vjeçar e nisi stërvitjen, por u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një shqetësimi në këmbë. Para se të mbyllej stërvitja e pasdites, Alushit e Bunjakut jashtë vijave kufizuese të fushës së lojës, iu bashkua edhe Shkëlqim Pacolli i Hajvalisë që është ftuar për herë të parë nga Kosova.
Shqetësime pati edhe Avni Pepa, por ai qëndroi deri në fund të stërvitjes.
Wednesday, 02 September 2015 09:39