Iker Casillas ka thënë se u largua nga Real Madridi sepse ai “kishte nevojë për frymëmarrje” pas 15 vjet qëndrimi te “Mbretërit”.
Portieri spanjoll realizoi më shumë se 700 paraqitje për Real Madridin, por marrëdhëniet e tij me përkrahësit e klubit u zbehen në sezonin e tij të fundit.
Casillas u largua nga Reali në drejtim të Portos dhe ka thënë se ishte i vendosur që të bënte ndryshme në karrierën e tij.
“Ishte një ndryshim i vështirë, por është përvojë dhe unë kisha nevojë për kënaqësi brenda meje”, ka thënë Casillas. “Situata nuk ishte më e mira. Unë gjithmonë isha i fokusuar dhe pata nevojë për frymëmarrje. Tani jam i lumtur dhe mendoj se kjo vërehet edhe në fytyrën time”.
Wednesday, 02 September 2015 08:12