Dje, më 31 gusht, në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot Përfaqësuesja “A” e Kosovës mbajti seancën e parë stërvitore në kuadër të grumbullimit nën drejtimin Albert Bunjakut.
Pjesë e kësaj seance stërvitore ishin edhe trajnerët Genc Hoxha e Ahmet Beselica si dhe ekipi i mjekëve dhe fizioterapeutëve, dr. Murat Berisha, Zherlad Derguti dhe Ismet Shala, njofton FFK-ja.
Kryesisht ishte një stërvitje e lehtë edhe për faktin se shumë nga futbollistët kishin pasur edhe ditën e djeshme lojë, transmeton Koha.net.
Përzgjedhësi Bunjaki u shpreh i kënaqur me përkushtimin që po tregojnë anëtarët e përfaqësueses si dhe me harmoninë dhe shëndetin që po mbretëron brenda grupit.
Përfaqësuesja sot do të ketë sërish seancën e radhës stërvitore prej orës 10.00 dhe pas ditë në orën 18.00, në të njëjtin stadium.
Tuesday, 01 September 2015 17:06