Drejt sfidave të mëdha shkohet me entuziasëm dhe ajo me Danimarkën është një nga ato përballje ku harmonia në ekip është shumë e rëndësishme, ashtu si dhe klima e krijuar në grumbullim.
Trajneri De Biasi këtë e di mirë ndaj dhe futbollistët në qendrën stërvitore në Trevizo, i pret me përqafime, biseda të ngrohta dhe ndonjëherë dhe me shkulje faqesh si në rastin e Kaces, gjest për të cilin jep miratimin dhe Etrit Berisha.
Meqë jemi te afeksioni, nuk ngurojnë ta tregojnë këtë dhe Andi Lila dhe Ansi Agolli, me futbollistin e Pas Janinës, që i dhuron puthje miqësore lojtarit të Karabakut. Lilës ndërkohë i japin padyshim shumë dashuri thirrjet e disa tifozëve nga Kavaja, që kanë udhëtuar drejt Trevizos për të mbështetur Kombëtaren por dhe bashkëqytetarin e tyre.
Pjesë e përfaqësueses së fundmi është bërë dhe Berat Djimshiti, mbrojtësi 22-vjecar i Zurichut në Zvicër dhe ky i fundit duket se ka jo pak uri për të arritur dhe ai suksese me përfaqësuesen.
Tuesday, 01 September 2015 16:37