Lojtarët e Kombëtares shqiptare pritet të shpërblehen me nga 10 mijë euro, për secilin, nëse fitojnë ndaj Danimarkës.
Edhe pse ende nuk ka një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për premitë në rast fitoreje të ndeshjes me Danimarkën, e cila të shtunën do të luhet në Kopenhagën, burime të “Panorama Sport” bëjnë të ditur, se ajo do të jetë mbi 10 mijë euro, për secilin, në rast fitoreje.
Por, duke qenë një ndeshje historike për të shkuar drejt “Francë 2016”, atëherë ka të ngjarë që kjo premi të jetë edhe më e lartë se kaq.
Gjithsesi kuqezinjtë nuk e kanë mendjen se sa mund të marrin në rast fitoreje në transfertën daneze. Për ta më i rëndësishëm është rezultati i fundit të ndeshjes, ku të gjithë kërkojnë suksesin.
Tuesday, 01 September 2015 22:25