Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marco Rojo ka thënë se do të qëndrojë në Old Trafford përkundër që ka pasur oferta për shërbimet e tij nga klubet e tjera.
Rojo është njëri nga lojtarët e Manchester Unitedit që është i lidhur me një largim nga djajtë e kuq, por lojtari ka insistuar se dëshiron të luftojë për një vend në formacionin bazë, transmeton Koha.net.
“Kanë ardhur oferta, por ideja ime është që të qëndrojë këtu dhe të luftojë për një vend, pasi është një klub i madh. Do mundohem të luaj sa më shumë që mundem. Kam biseduar me Van Gaalin dhe i kam thënë se më vjen keq për çdo gjë që ka ndodhur, por ai më ka thënë se llogarit në mua”, është shprehur Rojo për ESPN.
Mbrojtësi argjentinas u bashkua me Manchester Unitedin vitin e kaluar nga Sporting Lisbona, për 20 milionë euro.
Tuesday, 01 September 2015 11:36