Vincent Kompany beson se Kevin De Bruyne do ta përmirësoi edhe më shumë Manchester Cityn.
Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany mendon se klubi ka bërë goditjen e duhur me transferimin e Kevin De Bruyne, pasi që sipas tij ky i fundit do ta përmirësoi edhe më shumë skuadrën.
City është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme pasi që në katër ndeshjet e para në Prmeierligë kanë po aq fitore dhe gjenden të parët në renditjen tabelore.
“Ai ka bërë 28 asistime edicionin e kaluar në të gjitha garat, kjo tregon se me të vërtet është një talent dhe ndoshta lojtari që kishte nevojë skuadra jonë. Jam i bindur se ekipi do të përmirësohet edhe më shumë pas ardhjes së De Bruyne. Ai ka talent dhe cilësi që të shkëlqej në Premierligë”, ka deklaruar Company.
Monday, 31 August 2015 12:04