Edhe përkundër se Karim Benzema dhe trajneri i Real Madridit kanë bërë të ditur se sulmuesi francez nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu, kjo gjë nuk është ende e sigurt të paktën deri në mbylljen e afatit kalimtar veror kur kanë mbet më pak se 40 orë.
Sulmuesi i Arsenalit, dhe bashkëkombasi i Benzemas, Oliver Giroud, mendon se kishte me qenë një transferim i qëlluar në sulmuesi i Realit transferohet në Emirates Stadium.
“Trajneri e din shumë mirë se çfarë është duke bërë. Ju nuk duhet gjithmonë të bleni nëse dëshironi të ndërtoni ekip. Kemi një skuadër shumë të mirë me shumë kualitet dhe besoi se këtë edicion do të fitojmë diçka të rëndësishme. Trasnferimi i Benzemas kish me qenë shumë pozitive për Arsenalin”, ka theksuar Giroud.
Monday, 31 August 2015 11:38