Mesfushori i Atletiko Madridid, Raul Garcia është larguar nga Vicente Calderon për t’u bashkuar me Athletic Bilbaon.
“Atletico de Madrid dhe Athletic Club kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Raul Garcia, në klubin tonë. Prezantimi i lojtarit do të bëhet pas përfundimit të testeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit të Athletic Bilbaos.
Transferimin e tij gjithashtu e ka konfirmuar edhe trajneri i Atletiko Madridid, Diego Simeone.
“Vendimi ishte i lojtarit dhe ne duhet të respektojmë njerëzit që kanë dhënë zemrën e tyre për klubin tonë. Ishte vendimi i tij dhe ai ka përkrahjen e plotë tonën, ai ka dhënë jetën për këtë fanellë”, është shprehur Simeone.
Monday, 31 August 2015 09:35