Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, ka thënë se është i lumtur që është pjesë e klubit anglez, Stoke City.
Ylli shqiptar i Zvicrës gjatë kësaj verë iu bashkua klubit anglez. Ai ka zhvilluar dy ndeshje me Stoke në këtë fillim të sezonit në Premier Leagues. Shaqiri thotë se ka zgjedhur Stoke Cityn në mënyrë që të luajë rregullisht dhe të jetë i gatshëm për Evropianin e ardhshëm “France 2016”.
“Kampionati Evropian po vjen. Kjo është arsyeja të paktën dhe e rëndësishme për mua, dhe është super që jam në Stoke”, ka thënë Shaqiri.
“Unë jam ende i ri në moshë, unë mund të përmirësohem çdo ditë dhe unë ende nuk kam arritur në kufirin tim. Stoke është i përkryer për mua”, ka theksuar ai.
Shaqiri ka folur edhe për largimin nga Interi. Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit thotë se nuk ka pasur asnjë problem me trajnerin Roberto Mancini, por sipas tij, “Nerazurët” kishin nevojë për para.
“Unë kurrë nuk kam pasur asnjë problem me tra jnerin. Interi kishte nevojë për para dhe unë kam qenë i vetmi që kam pasur ofertë në atë kohë”, ka pohuar Shaqiri. /KosovaPress/
Sunday, 30 August 2015 14:54