Fernando Santos e ka pranuar se ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë e vështirë.
Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka folur për ndeshjen kundër Shqipërisë, ku tha se përballë do të kenë një pengesë shumë të vështirë.
Ai tha se ata duan fitore në këtë ndeshje, pasi kështu do të ishin më afër kualifikimit në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Francë
“Shqipëria është paraqitur një pengesë shumë të vështirë. Gjatë këtij sezoni nuk ka humbur, përveç miqësores me Italinë. Kjo mjafton që të jemi gati për këtë kundërshtar. Ne jemi të vetëdijshëm se duke fituar do të hidhnim një hap të rëndësishëm drejt fazës finale që do të zhvillohet në Francë”, tha Fernado Santos gjatë një konference për media.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portugali, Shqipërtia kishte fituar me rezultat minimal 1:0, ndërsa ndeshje e kthimit do të zhvillohet me 7 shtator në Elbasan Arena.
Saturday, 29 August 2015 11:04