Zlatan Ibrahimovic përfundimisht do të qëndroj në PSG.
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic përfundimisht nuk do të largohet nga PSG për të kaluar te skuadra italiane, Milan.
Këtë Ibra e bënë të qartë përmes një postimi në Facebook, ku flet për shortin e Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen kundër ish skuadrës së tij Malmo.
“Gjërat më të mira mund të ndodhin. Kam pasur shumë përvoja të mira në futboll, por kjo do të jetë një nga më të mirat. Është një ëndërr të luaj në Ligën e Kampionëve në Malmo. Shumë keq që stadiumi nuk do t’i zërë të gjithë, por ju garantoj se jehona do të dëgjohet në tërë Malmon. Po vij”, shkruan Ibrahimovic në Facebook.
Friday, 28 August 2015 22:35