Igli Tare është një magjistar sipas italianëve. Në një artikull të fundit, shqiptari i Lacios është menaxheri më i mirë sportiv, duke bërë që me pak para ta çojë Lacion në champions. “7 vite më parë drejtori sportiv i Lacios ishte Valter Sabatini, i cili cilësohej si më i miri në merkato. Në fund të sezonit në 2008 Klaudio Lotito i propozoi Igli Tares, i cili ishte ende nën kontratë si futbollist të ishte njeriu që do të merrej me merkaton”.
Kështu shkruan Daniele Del Orko për të përditshmen Libero”. Kjo ishte edhe pikënisja e karrierës së Igli Tares si zyrtar. Një poliglot si ai bashkë me të njohurit që ka u kthye në një pikë të rëndësishme të Lacios. Tare është ai që në merkato shpenzon me pak se kundërshtarët duke dhënë rezultate. Skuadra luante dje ndeshjen e kthimit play off në Champions League me Bajerin në Levekusen me ekipin e ndërtuar prej tij.
30 milionë euro shpenzoi Lacio, në dallim nga 140 milionë të Romës (pa llogaritur 77 milionë nga pagesat që duhet të përfundojnë në 2016) në dy hapësirat e fundit të merkatos. Edhe skuadrat e tjera nuk janë kursyer në të njëjtën periudhë si Juventus 160 milionë dhe Milan 110 milionë euro. Sa ka kushtuar vetëm Karlos Baka, Lacio ka shpenzuar prej qershorit të 2014.
Thursday, 27 August 2015 21:40