Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka dalë në mbrojtje të mesfushorit të Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger.
Reprezentuesi i Gjermanisë gjatë kësaj verë iu bashkua “Djajve të Kuq” gjatë kësaj verë nga Bayern Munich, por, mediat angleze kanë kritikuar lojtarin që akoma nuk e ka arritur formën më të mirë.
Ozil mendon se kritikat na adresë të Schweinsteiger nuk janë të drejta, sepse sipas tij, mesfushorit gjerman i duhet akoma kohë për tu përshtatur me Premier Leaguen.
“Aktgjykimi i drastik i përkohshëm në shtypin anglez nuk është e drejtë ndaj tij”, ka thënë Ozil.
“Ai sigurisht ka nevojë për kohën në mënyrë që të përshtatet në Premier League. Bastian ka treguar në Kupën e Botës se çfarë lojtari udhëheqës është, mbi të gjithat ai e ka treguar këtë në finale”, ka theksuar Ozil.
Thursday, 27 August 2015 22:20