Barcelona i ka përgatitur kontratë të re sulmuesit Neymar me të cilën ai do të ketë dëmshpërblim me vlerë prej 250 milionë euro.
Barcelona është e gatshme t’i jap fund spekulimeve rreth interesimit të Manchester Unitedit për transferimin e sulmuesit Neymar, duke i vazhduar kontratën.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, gjiganti katalan i ka përgatitur një kontratë të re yllit brazilian.
Me të, Neymar do të ketë dëmshpërblim me vlerë prej 250 milionë euro. Kurse, ai do të përfitojë ngritje në pagë, duke u bërë futbollisti i dytë më i paguar në klub pas Lionel Messit.
Neymar aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018.
Thursday, 27 August 2015 16:36