Adnan Januzaj luajti në 46 minutat e parë për Manchester United kundër skuadrës belge, Club Brugge.
Futbollisti shqiptar nuk ishte në mbrëmjen e tij dhe u zëvendësua në minutën e 46-të nga Schweinsteiger. “Bye, bye, Januzaj’ është titulli për paraqitjen e Adnan Januzajt nga e përditshmja Daily Mail.
“Të riut belg i është dhënë roli i numrit 10, por edhe një herë nuk e tregoi vetën, pasi dështoi të lidhet me Rooneyn dhe Depayn. Për 45 minuta, trajneri Luis Van Gaal si duket ishte bindur se Januzaj nuk po përshtatet dhe e nxori nga ndeshja.
Zëvendësimi tij dha fryte pasi që United realizoi tri gola duke mos u vërejtur mungesa e tij”, shkruan Daily Mail në analizën e saj.
Kujtojmë se United mbrëmë triumfoi me rezultat të thellë prej 4:0 kundër Clubb Brugge në kuadër të kualifikimeve të Ligës së kampionëve, me ç’rast skuadra angleze fitoi të drejtën për tu paraqitur në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Thursday, 27 August 2015 11:31