Kevin de Bruyne do të jetë futbollist i ri i Manchester Cityt.
Çështja e Kevin de Bruyne ka ardhur në fund. Sot Wolfsburg dhe Mnchester City do të zyrtarizojnë marrëveshjen për mesfushorin belg.
Bild shkruan se City për shërbimet e De Bruyne do të paguaj 80 milionë euro, rekord ky si shitja më e madhe në Bundesligë dhe në anën tjetër si blerja më e madhe në Premierligë.
Në Bundesligë shitja më e madhe ishte Roberto Firmono në Liverpool për 41 milionë euro, ndërsa në Premierligë blerja më e shtrenjtë ishte Angel di Maria që për 75 milionë euro kaloi nga Real Madrid në Manchester United.
De Bruyne do të jetë blerja e tretë e madhe e Cityt këtë afat kalimtar, pasi më herët transferuan Sterlingun për 68 milionë euro dhe Otamendin për 45.
Thursday, 27 August 2015 10:02