Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ka shënuar që në ndeshjen e tij të parë me Nantes (1-0 kundër Reims) dhe kaq ka mjaftuar që gazeta më e madhe franceze L’Equipe ti kushtojë atij një shkrim.
Fillimisht gazeta i ka kushtuar vëmendje mënyrës se si futbollisti shqipëtar ka festuar golin e tij me një sallto mbrapsht.
“E kam mësuar këtë lloj kërcimi që i vogël kur luaja futboll”, i ka thënë Ermiri gazetarëve në anglisht. Ai kaloi nga Rennes tek Nantes në formë huazimi me opsionin per tu blerë 450 mijë euro në fund të sezonit.
Sipas L’equipe, Lenjani u ble nga Rennes vitin e kaluar për një periudhë dy vjeçare. Por ai luajti vetëm 66 minuta në kampionatin francez. “Nuk dua ta kujtoj më atë periudhë, kam respekt për publikun dhe bashkëlojtarët e Rennes, por klubi nuk pati besim tek unë” ka thëne shqiptari.
E pastaj ai ka shtuar “Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën time të re”. Pikërisht këtij transformimi të Ermir Lenjanit i kushtohet edhe shkrimi i L’Equipe e cila shpall që në titull fundin e periudhës së keqe për Lenjanin.
Thursday, 27 August 2015 13:03