Shorti i Ligës së Kampionëve do të tërhiqet të enjten, duke filluar në ora 17:45.
Vazo e parë: Barcelona, Chelsea, Bayern Munich, Juventus, Benfica, PSG, Zenit, PSV Eindhoven
Vazo e dytë: Real Madrid, Atletico Madrid, Porto, Arsenal, Manchester United, Valencia, Bayer Leverkusen, Manchester City
Vazo e tretë: Shahtar Donetsk, Sevilla, Lyon, Dynamo Kiev, Olympiakos, CSKA Moscow, Galatasaray, Roma
Vazo e katërt: BATE Borisov, Borussia Monchengladbach, Wolfsburg, Dinamo Zagreb, Maccabi Tel-Aviv, Gent, Malmo, FK Astana
A mund të jetë Barcelona me Juventusin në të njëjtin grup?
Jo. Në bazë të ndryshimeve në rregullove, në vazon e parë do të jenë kampionët e tetë ligave evropiane: Spanjë, Angli, Gjermani, Itali, Portugali, Francë, Rusi dhe Holandë.
Manchester United, City dhe Arsenali mund të kenë në grup Barcelonën, Bayern Munichun ose Juventusin, derisa Zeniti dhe PSV-ja janë opsionet më të lehta për klubet angleze.
As Chelsea nuk do ta ketë të lehtë shortin pasi mund të ketë në grup Real Madridin, por gjithçka do të mësohet nesër pasdite.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Giuseppe Meazza.
Thursday, 27 August 2015 08:18