Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është në gjendje të bëjë ofertë rekorde për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.
Sipas Daily Express, pasaniku rus është i gatshëm të shpenzojë 72 milionë funte (99 milionë euro) për ta pasur francezin në skuadër.
Është raportuar se Blutë kanë dërguar një ofertë në vlerë prej 55 milionë funtesh (75.5 milionë euro) në adresë të Bianconerëve, por ajo është refuzuar.
Abramovich nuk ka dashur të paguajë më shumë se 60 milionë funte (82.5 milionë euro) për 22-vjeçarin, mirëpo trajneri Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht në skuadër.
Gjatë ditëve të mbetura të këtij afati kalimtar pritet të bëhet oferta rekorde dhe pritet të shihet se a do ta pranojë kampioni italian.
Wednesday, 26 August 2015 10:06