Besoni ose jo, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique u ka dalë në mbrojtje gjyqtarëve spanjoll.
Gerard Pique vazhdon ta vuaj dënimin prej katër ndeshjeve mos lojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës, pas fyerje që i kishte bërë gjyqtarit gjatë ndeshjes së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Athleic Bilbaos.
Por, vetëm pak ditë pas dënimit, ish mbrojtësi i Manchester Unitedit ka mendim tjetër për gjyqtarët. Ai mendon se referat janë të paanshëm.
“Fitues i La Ligës nuk do të varet nga gjyqtarët. Ata janë 100 përqind të paanshëm”, u tha ai gazetarëve.
“Unë jam optimist se dënimi im do të reduktohet. Është e vështirë kur ju nuk mund ta ndihmoni ekipin dhe duhet të shikoni ndeshjen nga tribunat.”, theksoi reprezentuesi spanjoll. /Express/
Tuesday, 25 August 2015 22:23