Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës, Ismet Ahmeti ka ngritur procedurë disiplinore për dy ekipet nga qyteti i Gjilanit, Drita dhe Gjilani të cilët në fundjavë zhvilluan derbin lokal në stadiumin e qytetit.
Gjatë atij takimi kishte probleme të mëdha nga tifozët e të dyja ekipeve, që ishin përleshur në prag të fillimit të takimit, kurse edhe gjatë ndeshjes kishin detyruar gjyqtarin kryesor që ta ndërpresë ndeshjen, transmeton Koha.net.
Në këtë procedurë disiplinore të dyja ekipet mund të dënohen në këtë mënyrë nga federata:
1. Ndaj KF “Drita” (motivi-tejkalimi i kompetencave të shikuesve në ndeshjen KF“Drita – KF “Gjilani” e zhvilluar më 23.08.2015 në ora 16.00, ku para fillimit të ndeshjes pati përleshje mes tifozëve , pati fyerje, sharje në korr dhe pankarta fyese drejtuar mysafirëve, hedhje të mjeteve piroteknike plasëse dhe me tym pa masë ku erdhi edhe te ndërprerja e ndeshjes në pjesë lojën e dytë (3 herë ku si pasojë e kësaj ndeshja është vazhduar për 15 minuta) për këto ndërprerje fajtore janë të dy klubet.
2. Ndaj KF “Gjilani” ” (motivi-tejkalimi i kompetencave të shikuesve në ndeshjen KF “Drita – KF “Gjilani” e zhvilluar më 23.08.2015 në ora 16.00, ku para fillimit të ndeshjes pati përleshje mes tifozëve , pati fyerje, sharje në korr dhe pankarta fyese drejtuar mysafirëve, hedhje të mjeteve piroteknike plasëse dhe me tym pa masë ku erdhi edhe te ndërprerja e ndeshjes në pjesë lojën e dytë (3 herë ku si pasojë e kësaj ndeshja është vazhduar për 15 minuta) për këto ndërprerje fajtore janë të dy klubet.
Të dyja ekipet kanë të drejtë ankese në afatin prej tre ditësh, nga dita e pranimit të vendimit.
Tuesday, 25 August 2015 18:28