UEFA, në faqen e saj të internetit ka bërë një analizë të hollësishme në prag të ndeshjes Dinamo Zagreb – Skënderbeu, e cila sonte në mbrëmje do të luhet në kryeqytetin kroat.
Sipas UEFA-s, e cila i është referuar statistikave, Skënderbeu nuk është i pashpresë. Sepse Dinamo e Zagrebit i ka humbur dy nga gjashtë ndeshjet e luajtura në shtëpi të vlefshme për Kupat e Evropës.
Fitorja e Skënderbeut si mysafirë me Milsamin, 2-0, ishte sukses i parë i korçarëve jashtë fushës së tyre dhe sipas UEFA-s, kjo përbën një sinjal se shqiptarët e kanë thyer tabunë dhe luajnë si të barabartë.
Dinamo ka humbur për herë të fundit në “play-off” të Ligës së Kampioneve në sezonin 2012-2013 ndaj Austrisë së Vjenës dhe kjo mund të jetë një mundësi për korçarët, transmeton Sportal.
Jo vetëm kaq, por Skënderbeu s’ka pse trembet, pasi i ka të gjitha shanset që të jetë klubi i parë shqiptar në “play-off” të Ligës së Kampioneve.
E duke shqyrtuar lidhjet e vjetra, ndërsa Radas dhe Shkëmbi janë lojtarët e Skënderbeut, që kanë luajtur në Kroaci, apo dhe Lilaj, atëherë për UEFA-n korçarët e Josës nuk janë të pashpresë.
Pra sot ata mund të bëjnë mrekullinë, sipas UEFA-s.
Tuesday, 25 August 2015 17:12