Kampioni i Shqipërisë në futboll, Skënderbeu, nuk ka udhëtuar me flamur të bardhë në Zagreb të Kroacisë.
Futbollistët e Skënderbeut të Korçës kanë ende shpresë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Se gjasat për kualifikim ekzistojnë, ka vlerësuar mbrojtësi kosovar i ekipit korçar, Bajram Jashanica, të hënën. Megjithatë, Jashanica pranon se skuadra kundërshtare Dinamo Zagreb është në avantazh të dukshëm, shkruankohaditore.
Skënderbeu përballet me Dinamon në “play off” të Ligës së Kampionëve, që është faza e fundit para asaj grupore. Ndeshjen e parë të luajtur të mërkurën e kaluar në Elbasan e fitoi Dinamo me shifrat 2:1, me gol të shënuar në minutat e fundit. Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet të martën (sot) nga ora 20:45 në Zagreb. Dinamo, që llogaritet skuadra më e madhe aktualisht në rajon, ka dominuar plotësisht ndeshjen e parë.
“Nuk kemi se çka të humbim. E dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara, por ne do të mundohemi që të fitojmë ashtu siç bënë kroatët në Shqipëri. Është e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi lehtë.
Tuesday, 25 August 2015 10:34