Hamdi Salihi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Skënderbeut.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihu nuk është më pjesë e skuadrës së Skënderbeut dhe nuk ka udhëtuar fare për Kroaci, për ndeshjen kthyese kundër Dinamo Zagrebit në kuadër të Ligës e Kampionëve.
Kjo është konfirmuar nga trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili tha se Salihu ka marrë një ofertë joshëse nga një skuadër e Izraelit.
“Hamdi Salihi 90 për qind nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Mund të them se është larguar përfundimisht nga skuadra, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Izraeli”, ka thënë Mirel Josa për SeuperSport.
Tuesday, 25 August 2015 08:12