Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka vlerësuar lartë talentin e ri shqiptar, Albian Ajeti, por ka shtuar se shpreson që ai ta veshë fanellën Kuq e Zi.
Baseli është njëri ndër klubet që më së shumti ka nxjerrë në pah talente shqiptare në këto vitet e fundit, pas Shaqirit, vëllezërve Xhaka, tani janë edhe tre vëllezërit Ajeti që janë produkt i kësaj akademie.
Deri më tani Taulant Xhaka, Arlind Ajeti dhe sulmuesi aktual i Baselit, Shkelzen Gashi janë pjesë e ekipit kombëtar, kësaj rrugë siç duket është edhe vëllai më i vogël i Arlindit, Albian Ajeti, i cili është duke shkëlqyer në fanellën e Basellit, transmeton Koha.net.
“Ai është një lojtar i ri me kualitet të lartë dhe me shumë perspektivë. Ai është i interesuar për ne dhe shpresoj që të luaj me ne”, ka thënë De Biasi për Joggeli.Ch.
I pyetur nëse Albiani, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e shtatorit me kombëtaren, tekniku italian është shprehur se së pari duhet të kompletojë dokumentet e tij në Shqipëri.
“Nëse i japim pakës hov, ai do të mund të arrijë të paraqitet në ndeshjet e tetorit”, është shprehur trajneri i kombëtares.
Përveç Albianit, kombëtares mund t’i bashkohet edhe vëllai tjetër Adonisi, i cili gjithashtu posedon një talent të jashtëzakonshëm.
Monday, 24 August 2015 14:49