Gianni De Biasi, selektori i Shqipërisë, ka marë një lajmë të keq në prag të dy sfidave eliminatore për ‘Euro 2016’ që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Pas Mërgim Mavraj e Debatik Currit, selektori i ekipit kuqezi, Gianni De Biassi nuk do të mund të llogaritë as në shërbimet e Ledian Memushaj për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti i Pescarës ndjen dhimbje në kavilje dhe pritet ti nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për 2 muajt e ardhshëm.
Nëse diçka e tillë ndodh, Memushaj do të humbë edhe dy takimet e fundit në Grupin I eliminator, kundër Serbisë dhe Armenisë që do të zhvillohen në tetor. /Express/
Monday, 24 August 2015 21:01