Barcelona ka marrë një lajm të keq. Dani Alves pritet të mungoj një muaj pas lëndimit në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.
Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri. Ekipi katalunas e ka mposhtur në udhëtim Athletic Bilbaon me rezultat 0:1.
Por, Luis Enqirue nuk ka mundur ta shijoj fitoren mirë pasi ka marrë një lajm të keq për Dani Alvesin, shkruan Gazeta Express.
Ky i fundit pritet të mbetet jashtë fushës për një muaj pasi u lëndua në minutën e 19-të të ndeshjes me Bilbaos dhe Barcelonës, raporton Mundo Deportivo.
Por, sipas të përditshmes sportive katalane, pas testeve mjekësore që do të bëhen nesër do të ihet përfundimisht shkalla e lëndimit.
Monday, 24 August 2015 14:05