Hamdi Salihi do të largohet nga Skënderbeu. Sulmuesi i Kobëtares karrierën pritet ta vazhdoj në Izrael.
Hamdi Salihi i ka dhënë fund aventurës te Skenderbeu. Sulmuesi i Kombëtares nuk ka udhëtuar fare me ekipin nga Korça drejtë Zagrebit për ta luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagrebit.
Salihi nuk ka udhëtuar në Kroaci pasi vuan nga një lëndim, por më i rëndësishëm është fakti që 31-vjecari nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ardhshëm.
Në kampin korçare prisnin me optimizëm që Salihi të qëndronte në Shqipëri, por një ofertë joshëse nga Izraeli e ka shtyrë ta ndërpresë në këtë moment bashkëpunimin me Skënderbeun.
“Hamdi Salihi me 90% nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Ai nuk ka mundur të riaftësohet në kohë për ndeshjen me Dinamon e Zagrebit e për rrjedhojë nuk është grumbulluar. Por mund të them se është larguar përfundimisht nga skuadra, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Izraeli.”, ka deklaruar trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa për SuperSport.
Hamdi Salihi ishte pika e referimit e Skënderbeut në ndeshjet e Championsit. Sulmuesi kuqezi ka arritur të shënojë 5 gola këtë garë më të rëndësishëm europian për klube.
Monday, 24 August 2015 13:02