Ka pak gjasa që përfaqësuesja e Kosovës në futboll të luajë miqësore me përfaqësuesen e shtetit afrikan
Ndonëse ishte Burkina Faso ajo që kërkoi të luajë miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në futboll, kjo përfaqësuese afrikane nuk e ka në agjendë qëndrimin në Kosovë në fillim të shtatorit, kur është paraparë që të luhet ndeshja.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, të shtunën, ka publikuar listën për ndeshjen e paraparë për 2 shtator, ndërsa listën e futbollistëve të ftuar pak ditë më parë e ka publikuar edhe përzgjedhësi i Burkina Fasos, Gernot Rohr. Por Rohr, në bazë të agjendës, nuk do të sjellë të përzgjedhurit e tij në Kosovë, shkruan kohaditore.
Ai ka publikuar listën me emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese kundër Botsvanës, që luhet më 5 shtator në Botsvanë, shtet në jug të Afrikës. Burkina Faso është vend në perëndim të Afrikës, por përfaqësuesja e futbollit nuk do të qëndrojë fare në vendin e vet gjatë këtij grumbullimi.
“Skuadra e Burkina Fasos do të mblidhet në Paris, më 29 gusht, për një kamp treditor. Katër ditë pas grumbullimit në Paris, përfaqësuesja afrikane do të udhëtojë për në Johannesburg të Afrikës së Jugut.
Monday, 24 August 2015 10:05