Xherdan Shaqiri, i cili debutoi të shtunën në Premierligë, ka paralajmërua kundërshtarët se ende nuk është në formën e duhur.
Xherdan Shaqiri, të shtunën, ka debutuar me Stoke Cityn në Premierligë, në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, që përfundoi pa fitues 1:1, transmeton express.
Ylli kosovar luajti një rol të madh në barazimin e Stoke Cityt, duke asistuar në golin e realizuar nga Mame Biram Diouf. Por, ai ka paralajmërua kundërshtarët se ende nuk është në formën e duhur.
“Jam shumë i lumtur që luajta ndeshjen time të parë në Premierligë. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë dhe unë i ndihmova ekipit që të realizojë gol dhe ishte një gjë shumë e mirë për mua”, ka thënë Shaqiri.
“Ishin 90 minutat e mi të parë pas një kohe shumë të gjatë – qysh kur luajta për përfaqësuesen gjatë verës. Ishte mirë për mua dhe për kondicionin tim. Kah fundi isha i lodhur, por ndeshje pas ndeshje do të përmirësohem. Jam i lumtur që asistova dhe shpresoj që nuk do të shkojë shumë gjatë për të realizuar golin e parë”, ka theksuar ai.
Sunday, 23 August 2015 14:36