Futbollistët shqiptar kanë qenë mjaft aktiv në derbin Zurich – Luzern.
Luzerni ka mposhtur Zurichun në udhëtim me rezultat të thellë 4:2, ndeshje kjo që është dominuar nga futbollistët shqiptarë, të cilët shënuan 2 dola dhe morën një karton të kuq.
Fillimisht, futbollisti i Zurichut Burim Kukeli është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 72’, ndërsa bashkëlojtari i tij Armando Sadiku ka shënuar në minutën e 84’.
Por në anën tjetër gol për Luzernin ka shënuar edhe Kryeziu në minutën e 89’të, pas një asistimi të Jahmir Hykës.
Në këtë ndeshje për Luzernin ka debutuar edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, i cili u aktivizua vetëm në minutën e 88’ të takimit.
Sunday, 23 August 2015 10:05