Louis Van Gaal ka përsëritur edhe një herë se Manchester United nuk do të transferoj sulmues gjatë kësaj vere.
Manchester United nuk do të transferoj sulmues gjatë këtij afati kalimtar. Këtë e ka konfirmuar Louis Van Gaal pas barazimit 0-0 me Newcastlen, transmeton Express.
Ky është një lajm i mirë për talentin nga Kosova, Adnan Januzajn, i cili këtë sezon mund të aktivizohet rregullisht në formacionin e ekipit nga Old Trafford.
“Jo, sepse ne kemi qenë tre herë ekipi më i mirë”, ka deklaruar Van Gaal kur është pyetur nëse United do të transferoj sulmues.
“Shqetësimi im është se ne duhet të dominojnë kundërshtarin dhe sot ne e bëmë këtë, ne e bëmë këtë edhe kundër Aston Villas, Tottenhamit dhe Club Brugge. Unë jam i kënaqur me performancën, por jo me rezultatin. Ishim të pafat sepse ne kemi krijuar shumë shanse.”, ka përfunduar holandezi.
Sunday, 23 August 2015 09:28