Laurent Blanc, trajneri i Paris Saint-Germain, ka zbuluar se gjatë këtij afati kalimtar do të ketë largime nga skuadra. Me këtë, strategu francez…
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka bërë të ditur se skuadra nga Parisi do të blejë, por dhe do të shesë lojtarë gjatë kësaj vere.
Me këtë, strategu francez ka lënë të hapur largimin e Zlatan Ibrahimovicit, i cili është duke u kërkuar me ngulm nga Milani.
“Deri në fund të afatit kalimtar mund të ketë disa transferime. Ajo që është e sigurt është disa lojtarë do të mbërrijnë në PSG, dhe disa lojtarë do të largohen”, ka deklaruar Blanc pas fitores ndaj Montpellier 0:1.
Saturday, 22 August 2015 18:08