Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, beson se mund ta rivalizoj Real Madridin dhe Barcelonën.
Atletico e Madridit është gati për sfidën e parë të sezonit të ri në La Liga. Ekipi nga Vicente Calderon do të përballet me Las Palmas që rikthehen në La liga pas plot 14 vitesh.
Pavarësisht ndryshimeve në ekip, Diego Simeone beson se Atletico mund të rivalizojë me Real Madridin dhe Barcelonën, edhe pse e di mirë që nuk do ta ketë aspak të lehtë.
” Nga dita në ditë ne besojmë gjithnjë e më shumë”, ka deklaruar Siemone pasi është pyetur nga gazetarët se a mund të konkurroj Atletico Me Realin dhe Barcelonën.
“Edhe pse vëmendja jonë do të jetë gjithmonë te ndeshja e radhës, dhe jo tek ajo çfarë mund të ndodhë përgjatë sezonit. Las Palmas është një ekip i rrezikshëm dhe duhet të kemi kujdes”, ka theksuar ai.
Saturday, 22 August 2015 09:03