Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva kërkohet nga dhjetë klube të ndryshme, anembanë kontinentit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva do të largohet nga klubi, në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës.
Mirëpo, ai nuk ka nevojë të brengoset.
Kjo për faktin se futbollisti brazilian kërkohet nga – besoni apo jo – dhjetë klube të ndryshme, anembanë kontinentit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Në Spanjë, Malaga dhe Getafe kanë shprehur interesim për të, njësoj sikurse Fiorentina në Serie A.
Southampton nga Premierliga është i gatshëm ta mirëpres.
Por, nuk mungon interesimi as nga Bundesliga tek skuadra e Hamburgut. Në Portugali, Sporting Lisbona e Porto e duan në radhët e tyre, kurse në Belgjikë e kërkon Club Brugge.
Krejt në fund, Fenerbahce e Besiktas janë të gatshëm ta transferojnë në Turqi.
Friday, 21 August 2015 14:03