Problemet me dëmtimet detyrojnë Bayer Leverkusen-in të hyjë sërish në merkato këtë herë për të blerë një mbrojtës. Objektivi i Aspirinave është braziliani i Bayernit, Dante të paktën kështu raporton prestigjozja gjermane “Bild”.
31-vjecari, i cili nuk po gjen shumë hapsira në formacionin e kampionëve të Gjermanisë për shkak të konkurencës së madhe që ka në ekip me trajnerin Guardiola që preferon dyshen Boateng-Benatia në qëndër të mbrojtjes, po mendon seriozisht largimin dhe për Danten, Bayer Leverkusen do të ishte një opsion i mirë për të vijuar karrierën.
Klubi nga BayArena ka nisur kontaktet e para me Bayernin për të bërë të mundur transferimin e brazilianit në Leverkusen.
Drejtuesit e Aspirinave po bëjnë cmos për të afruar në skuadër një tjetër qëndërmbrojtës pasi së fundmi kanë humbur për arsye dëmtimi turkun Omer Toprak dhe kroatin Tin Jedvaj.
I pari ka këputur tendinën e Akilit dhe do të mungojë deri në fund të këtij viti ndërsa ish lojtari i Romës talenti, Jedvaj do të mungojë për 4 javë.
Drejtori Sportiv i Leverkusenit, Rudi Voeller në një deklaratë për mediat ka zbuluar se është e sigurtë që te Bayeri deri në fund të merkatos do të afrohet një tjetër mbrojtës.
Gjithsesi për të arritur te Dante, Aspirinat jo vetëm që duhet bindin me një ofertë sa më të lartë ekonomike Bayernin por duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Borussia Moenchengladbach dhe Evertonit dy klubeve të tjera të interesuara për shërbimet e qëndërmbrojtësit brazilian.
Thursday, 20 August 2015 20:12