Ylli i Wolfsburgit, Kevin De Bruyne ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe dëshira e tij është që të rikthehet në Angli.
Sipas gazetës lokale të Wolfsburgit, “The Wolfsburger Allgemeine Zeitung”, belgu dëshiron largimin nga klubi gjerman në këtë afat kalimtar.
De Bruyne është i lidhur me një kalim te klubi i Manchester Cityt, i cili ka bërë gati një ofertë prej 65 milionë euro, ofertë kjo që pritet të pranohet nga klubi i Wolfsburgit, transmeton Koha.net.
Mesfushori belg ishte larguar në vitin e kaluar nga klubi Chelseat, si një lojtar që nuk ka arritur të bindë Jose Mourinhon, por në Wolfsburg kishte një vit fantastik duke e kurorëzuar me çmimin e lojtarit më të mirë në Gjermani.
Thursday, 20 August 2015 15:03