Gerard Pique ka insistuar se nuk e ka fyer gjyqtarin anësor në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.
Qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique e mohon se e ka fyer gjyqtarin anësor në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.
Pique u përjashtua me karton të kuq në atë ndeshje, pasi gjyqtari i takimit kishte thënë se e ka fyer rëndë anësorin.
“Unë dua të kërkoj falje për qëndrimin ti dhe protestën, por raporti i gjyqtarit nuk është i sakët. Kjo ishte një ndeshje e tensionuar, në të cilën kemi luajtur shumë. Por, në asnjë moment nuk kam përdorur ndonjë fyerje për gjyqtarin”, shkruan Pique në Facebook.
Kujtojmë se Pique nga ky përjashtim rrezikon të dënohet nga 4 deri në 12 ndeshje mos lojë, ndërsa mungesa e tij në ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Bilbaos është e sigurt.
Wednesday, 19 August 2015 11:04