Mesfushori ofensiv i Skënderbeut, Liridon Latifi, është optimist për ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit. Latifi të martën ka pranuar se Dinamo është një ekip shumë i fortë, por ka shtuar se Skënderbeu do t’i kërkojë rastet e veta për të ardhur deri te fitorja që është shumë e rëndësishme.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të mërkurën mbrëma (sonte) nga ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Mbi të gjitha, Latifi shton se pret një spektakël të vërtetë futbolli në Elbasan. Ai thotë se Skënderbeu kurrë nuk ka qenë më afër për të shkruar historinë e futbollit shqiptar, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Plejofi është faza e fundit para asaj grupore, shkruan sot Koha Ditore.
“Dëshira është e madhe për ta shkruar historinë, pasi të gjithë duam të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve. Nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë për shkak se Dinamo ka një ekip të fortë, por shpresoj se në anën tonë do të jetë edhe fati”, është shprehur Latifi, i cili pret të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë. “Me rëndësi për ne është që mos të pranojmë gol në ndeshjen e parë, pasi kjo do të na ndihmojë shumë në Zagreb për ndeshjen e kthimit”
Wednesday, 19 August 2015 11:39