Tashmë është zyrtare, Ermir Lenjani është një lojtar i Nantes deri në fund të sezonit. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u transferua në klubin e tij të ri nga Rennes me formulën e huazimit për muajt e mbetur me formulën e huazimit me të drejtë blerje nga ana e Nantes pas përfundimit të sezonit.
Lajmi u publikua pothuajse njëkohësisht në faqet zyrtare të Rennes, ku Lenjani ishte transferuar janarin e kaluar dhe nga ajo e Nantes që bën edhe një përshkrim të shkurtër të profilit të futbollistit shqiptar. Në njoftimin e Nantes Lenjani përshkruhet si një futbollist polivalent pasi mund të luajë si në të majtë të mbrojtjes ashtu edhe në mesfushë.
Tashmë pas një aventurë të pafat te Rennes ku u aktivizua në vetëm 5 ndeshje në të gjitha kompeticionet në muajt e kaluar Lenjani kërkon më shumë minuta nën urdhërat e trajnerit Michel der Zakarian.
Një nga arsyet e këtij transferimi sic konfirmon trajneri i Rennes në njoftimin zyrtar të klubit është dhe dëshira e Lenjanit për të qenë në formë optimale me kombëtaren shqiptare me trajnerin Phillippe Montanier që deklaron, ” Në skuadrën tonë ka shumë konkurencë në pozicionin e tij, Ermiri është një lojtar që luan me Kombëtaren dhe në mënyrë që të marrë pjesë në Euro 2016 ai ka nevojë për një kohë të caktuar aktivizimi që unë nuk mund t’ja garantoj”.
Tuesday, 18 August 2015 08:18